Friday, October 26, 2012

Kungulli 805 kg(video)

Në shtetin federal të Oregonit, në SHBA, bujqit akoma nuk mund ta besojnë që në tokat e tyre mund të dalë një kungull 805 kg.
Në kuadër të garës për kungullin më të madh, bashkëqytetari i tyre Ted Star ka vendosur këtë vit, një rekord të jashtëzakonshëm. Ky rajon njihet për prodhim marramendës kungujsh, por kungulli i këtij viti është 32 kilogram më i rëndë se ai i vitit të kaluar. Disa prej pjesëmarrësve zbulojnë një pjesë të fshehtësive, se si të rritet një kungull gjigant. “Mendoj se më e rëndësishme, është përbërja e tokës. Që të kemi tokë të mirë duhet të jepen shumë para për analiza biokimike që vërtetojnë se me çfarë duhet të pasurohen toka”, u shpreh Rob Globus, bujk. “Sipas meje, puna më e rëndësishme është tek përzgjedhja e farës së duhur”, theksoi Ted Star, bujk, fitues i çmimit.