Tuesday, October 23, 2012

Fantazmë Në Mesin E Tifozëve (Video)

Mediet portugeze po merren me një rast interesant që po ndodhë kur luan skuadra portugeze Porto. Së fundi kur kampioni portugez, Porto luajti me skuadrën franceze të PSG-së, aty pranë u pa një adhurues i cili po quhet si tifozi fantazmë.
Ai tifoz i cili është tejet i tmerrshëm në pamje fizike u pa edhe në një gol tjetër të yllit të skuadrës, James Rodriguez. Rodriguez e festoi golin e tij kur aty prap u shfaq tifozi “fantazmë”. Mediet dyshonin se ai ishte montazh, por pas ekspertizës u pa se ai me të vërtetë ekzistoi.