Saturday, October 27, 2012

Mrekulli: Gjah 20 metra nën ujë me vetëm një frymëmarrje (VIDEO)

Shikojeni këtë peshkatar që thjeshtë "ecën" nëpër oqean, njëzet metra nën ujë, që të gjuaj peshk. Videoja është xhiruar nga BBC për Human Planet dhe ky gjah i mrekullueshëm zgjat 2 minuta e gjysëm.
Bëeht fjalë për një peshkatar loka nga fisi Vajao (Vadxho)që jeton në Azinë Juglindore. Ata jetojnë nëpër shtëpizha drunjësh të ngritura në shtylla mbi ujë dhe për ta peshkimi është profesioni kyç. Ata janë të njohur edhe si "romët detar" të Malejzisë dhe Indonezisë dhe për ta thuhet se lindin si zhytës. Tradicionalisht lindin, jetojnë dhe vdesin afër detit dhe gjuajnë peshq nëpër thellësitë e detrave duke e mbajtur frymën për disa minuta me një frymëmarrje. "Gjithmonë e fokusoj mendjen te frymëmarrja. Zhytem vetëm kur jam tërësisht i relaksuar". Edhe pse siç transmeton BBC, Sulbin para se të hyjë në ujë gjendet në një situatë të ngjashme me transin.