Friday, October 26, 2012

Shqiptarja çudit milanezët, hyn lakuriq në stacionin e metrosë

Milano, 26 tetor – Një 30-vjeçare shqiptare ka dalë krejt lakuriq nga shtëpia dhe ka hyrë në një stacion metroje përpara se të ndalohej nga agjentët e policisë.
Sipas faqes online të së përditshmes “Corriere della Sera”, mëngjesin e djeshëm, shqiptarja ka shkuar krejtësisht e zhveshur në stacionin Sesto Marelli të metrosë M1 në Milano. Ndërsa u ndalua, agjentët se diçka nuk shkonte me 30-vjeçaren. Ajo as nuk e kishte kuptuar në ç’gjendje ishte dhe nuk arrinte të kuptonte pse pasagjerët e tjerë e shihnin me aq kureshti ndërsa pyetjes se përse kishte dalë lakuriq i ishte përgjigjur: “Pse, jam e zhveshur?”. Ajo rrëfeu se kishte bërë dush, ishte veshur e kishte dalë por në të vërtetë dukej se vetëm dushin kishte bërë pasi ishte komplet e lagur. Nga hetimet paraprake nuk rezulton që 30-vjecarja të kurohej nga ndonjë sëmundje mendore.