Monday, October 22, 2012

Miliarderi rus grushton ne emision direkt, rrezikon 5 vjet burg (video)

Një miliarder rus, pronar i dy gazetave britanike “Evening Standard” dhe “The Independent”, është akuzuar për huliganizëm, pasi ka goditur me grusht gjatë një emisoni televiziv.
Alexander Lebedev përballet me dënimin e mundshëm me 5 vjet heqje lirie, ndërkohë që nuk mund të largohet dot as nga Rusia. Gjithçka erdhi pasi ish-agjenti 52-vjeçar i KGB-së ka goditur Sergei Polonsky gjatë një transmetimi direkt në TV. Polonsky u gjuajt në fytyrë dhe u hodh nga karrigia gjatë diskutimit të ndezur mbi krizën globale financiare. Lebedev ka qenë gjithmonë kritik ndaj Kremlinit dhe ka deklaruar gjithmonë se është në shënjestrën e presidentit rus, Vladimir Putin, për shkaqe politike.