Sunday, October 28, 2012

Vajza që ka frikë të shkojë në tualet

Një vajzë 20-vjeçare britanike ka një frikë shumë të çuditshme: ajo terrorizohet kur i duhet të shkojë në tualet sepse ka fobi nga WC-të, një fobi e zhvilluar kur ka qenë e vogël.
Ney Decino, e cila ka një vajzë 9-muajshe, ka nevojë për një shoqërues kur duhet të bëjë nevojat personale pasi në moshën 4-vjeçare ka parë filmin “Look Who’s Talking Too”, në një pjesë të të cilit është një WC që fillon të flasë. Që nga ajo kohë, Ney i ka tmerr tualetet. Në filmin e vitit 1990, personazhi me emrin “Njeriu-Tualet” shfaqet me sy të mëdhenj dhe me dhëmbë si të vampirëve. “Që nga ajo kohë jam e tmerruar. Ka pasur raste që jam lagur duke u kthyer në shtëpi pasi në banjën e shkollës kisha frikë të hyja. Gjithmona doja mamin afër”, citohet vajza nga ‘Daily Mail’. Tashmë që është rritur, 20-vjeçarja ka frikë “vetëm” të shkarkojë ujin pasi ka “mbaruar punë”: “Kur nuk kam njeri ta bëjë këtë gjë për mua, e shkarkoj dhe iki me vrap. Më duket sikur uji do më marrë me vete. E di që është një frikë idiote, por nuk kam çfarë të bëj.”