Sunday, October 28, 2012

Lëpirësja që pushon lemzën, shpikja e një vajze 13 vjeçare (Shiko Videon)

Të gjithëve na ka ndodhur të përballemi me shqetësimet që shkakon lemza dhe jo rrallë herë jemi tmerruar nga kohëzgjatja e saj.
Por 13-vjeçarja Mallory Kievman, duket se e ka zgjidhur këtë problemduke zbuluar një ilaç me ndihmën e lëpirëses. Vajza ka filluar kërkimet për ilaçin kundër lemzës që përpara dy viteve. Ajo ka tentuar të ndalojë lemzëm duke pirë ujë deti, duke ngrënë sheqer, dheduke pirë ujë me kokë poshtë, por të gjitha këto nuk kanë dhënë rezultat. Sot ajo ka arritur të gjejë mënyrën e duhur për të shmangur këtë shqetësim. 13-vjeçarja po tenton që të prezantojë ilaçin e vet magjik, që quhet “Hiccupops”, të cilin e ka zbuluar në kuzhinën e prindërve të saj në Manchester, Connecticut. Pas disa provave dhe tentativave, Mallory vendosi të përziejë lëpirësen, verën e mollëve, uthullën dhe sheqerin, duke shpikur ilaçin ‘magjik’.