Tuesday, October 23, 2012

Momenti kur të bie dyshemeja e ashensorit ( video )

Njerëz që nxitojnë të marrin ashensorin ndoshta me mendjen se çfarë sfidash u ofron dita në punë, apo që bëjnë planifikime për orët e ditës pas pune.
Mbyllen dyert, fiken dritat dhe ashensori nis të zbresë poshtë, por papritur “dyshemeja çahet” dhe pjesëzat e saj prej metali me zhurmën karakteristike bien dhjetra metra poshtë.Fatmirësisht nuk bëhet fjalë për një aksident të tmerrshëm, por një ilustrim teknologjik i një kompanie monitorësh që ka dashur të tregojë se sa pastër është figura tek produktet e saj.