Sunday, October 28, 2012

Këto janë raste ekstreme të kirurgjisë plastike (FOTO)

Një emision televiziv do të trajtojë rastet më ekstreme të kirurgjisë plastike.
Quhet ‘20/20 Going to Extremes’ dhe sjell disa raste vërtet interesante. Kështu në emision shfaqet Lacey Wildd, nëna e gjashtë fëmijëve, që jeton në SHBA. Ajo ka bërë 12 operacione në gjoks, por thotë se nuk do të ndalet derisa të arrijë gjoksin më të madh në botë. 44 vjeçarja aktualisht ka gjoksin e shtatë më të madh në botë. Ai peshon 9.5 kilogram. Por ajo nuk ka bërë ndërhyrje vetëm në gjoks, por edhe në buzë, vetulla e të pasme. “Tani mendoj se dukem mirë. Jam pak a shumë si Barbie”. Meqë ra fjala tek Barbie, më poshtë keni edhe fotot e Justin Jedlica, djalit që kërkon të ngjajë me Ken-in, të dashurin e Barbie-t. Amerikani ka shpenzuar më shumë se 100 mijë dollarë dhe plot 90 ndërhyrje gjatë dhjetë viteve. Gjithçka për të ngjarë me kukullën Ken. Në vend që të shkojë në palestër, ai ka vendosur që gjithçka ta zgjidhë me kirurgji plastike, për të pasur një trup me forma, një pako gjashtëshe në bark, nofullat dhe mjekrën që duhet, sytë e vetullat. “Jam pak a shumë duke e arritur atë imazh që kam në mendje,” thotë ai.(tema)