Monday, October 22, 2012

Vetëvrasje live, kërkon ndjesë (VIDEO)

Kanali satelitor i Informacionit Fox News ka shfaqur një vetëvrasje live dhe më pas është detyruar tu kërkojë ndjesë telespektatorëve.
Episodi, i destinuar për të krijuar polemika, krijoj jo pak zhurmë kur u transmetua në edicionin informativ të një prej rrjeteve televizive më të famshme në botë. Kanali ka transmetuar imazhet e një burri që ndihej nga policia, e më pas kur ai është vetëvrarë me pistoletë. Fox news ka ndërprerë menjëherë lidhjen dhe ka kërkuar ndjesë. “Ju kërkoj ndjesë për atë çfarë ndodhi”, ka thënë drejtuesi televiziv, Shepard Smith, duke shpjeguar se imazhet transmetohen 5 sekonda pasi kanë kaluar nga regjia dhe kjo është kohë e pamjaftueshme për të prerë skenat e papërshtatshme.