Friday, October 26, 2012

Në koncertin e parë me furgon, tani me 26 autobusë

Brisbane, 26 tetor – Këngëtarja më e popullarizuar australiane, Kylie Minogue, ka thënë se si dikur për të shkuar në turne ka shfrytëzuar një furgon të vogël, ndërsa sot me vete merr një ekip të madh, krejt pajisjet dhe të gjitha këto i transporton me 26 autobusë që posedon.
“Në koncertet e mia të para unë shkoja me një furgon të vogël, ndërsa sot unë kam 26 autobusë që më ndjekin nëpër turne dhe ky është një tregues i mirë se sa rrugë të gjatë kam kaluar”, tha këngëtarja. Kylie gjithashtu shtoi se nëpër turne është shumë e ashpër ndaj bashkëpunëtorëve, valltarëve në skenë dhe stafit tjetër, sepse ajo dëshiron të sigurohet që çdo gjë të jetë e përkryer. “Ua kam borxh fansave të mi një shfaqje të mirë dhe për këtë shkak, nga ekipi im kërkoj më të mirën në skenë”, tha Minogue. Pop këngëtarja 44-vjeçare ditë më parë ka thënë se ëndërron që të bëhet pronare e një lokali në plazh në vendlindjen e saj në Australi, pasi të tërhiqet nga bota e shoubizit, pasi që është e vetëdijshme se popullariteti i saj nuk do të zgjasë përgjithmonë.