Thursday, October 25, 2012

Këpucët e Mbretëreshës shiten 62 460 euro

PARIS - Një palë këpucë delikate prej mëndafshi që i përkisnin Mbretëreshës, Marie-Antoinette u shitën 62 460 euro gjatë një ankandi të zhvilluar sot në hotel ”Drouot” në Paris.
Me masë 36 e gjysmë, këpucët, me ngjyrë të gjelbër alternuar me fjongo të kuqe, të zbukuruar nga përpara me një nyje të krijuar nga një fjongo mëndafshi, ishin vlerësuar 8 000 dhe 10 000 euro. Këto këpucë iu dhuruan nga Alexandre-Bernard Ju-Des-Rets (1752-1837), njeriu që i shërbeu në Versajë gjatë viteve 1775. Bashkëshortja e Luigjit XVI, lindur në Austri në vitin 1755 vdiq më 16 tetor në Paris. Një pjesë nga fustani i fundit i veshur nga mbretëresha para burgosjes, vlerësuar më parë 3 000 dhe 3 500 euro arriti të shitet me 6 121 euro. Një gëzof i mbajtur nga Mbretëresha, vlerësuar 2 000 në 2 500 euro, gjeti blerës për 6 870 euro. Shtëpia e ankandeve ”Coutau Bégarie” ka shpërndarë 350 kujtime historike që të sjellin ndërmend në mënyrë të veçantë mbretin Luigji XVI, Marie-Antoinetten dhe rrethin e tyre.