Friday, October 26, 2012

“Jam e lumtur që kam frymëzuar kaq shumë njerëz” (VIDEO)

15 vjeçarja Venus Palermo, nga Londra, është kthyer në një sensacion në internet, pasi jep këshilla për vajzat se si duhet të jetojnë si ‘kukulla të gjalla’.
Në një intervistë televizive ajo dhe mamaja e saj thonë se edhe pse vishet dhe bën tualet si një kukull, ajo është një vajzë normale me shokë normalë dhe me një hobi të pafajshëm. Venus, që ka hedhur disa video online, thotë se ka miq që ndjekin stilin e saj, por ka edhe të tjerë, që vishen normalisht. “Dhe ky është zëri im real. Kukullat nuk flasin, kështu që unë nuk kam si ta di si është zëri i tyre”. Ajo doli e veshur si një geisha në emision. “Unë jam e lumtur që frymëzoj kaq shumë njerëz,” tha ajo. Nëna e saj thotë se nuk ka asgjë të rrezikshme në sjelljen e saj. “Unë mendoj se kjo është liri. Asaj i pëlqen që të jetojë kështu dhe është diçka e pafajshme. Ne i zgjedhim bashkë rrobat. Mendoj se është diçka fantastike”.