Thursday, October 18, 2012

Në gjyq për shkak të ujit të tualetit

Herën tjetër kur të lëshoni dy herë radhazi ujin në guacën e tualetit, kujtohuni që ekziston një grua në Britani të Madhe, e cila për këtë shkak ka përfunduar në Gjykatën e Lartë.
Në fakt, fqinji i saj i parë i saj është ankuar se ajo, kur shkon në tualet, përdorë aparatin e ujit dy herë dhe kjo e irriton shumë. Që gjërat të bëhen edhe më interesante, gjykatësi nuk ka parë asgjë kontestuese në padi. Zonja shtatëdhjetepesëvjeçare, Mwynwe Jones që prej muajit dhjetor të vitit të kaluar po shëtitet nëpër gjyqe sepse e ka adet të lëshojë dy herë ujin pasi të kryen nevojën. Kjo praktikë aq shumë e ka çmendur fqinjin e saj - i cili për shkak të izolimit të dobët ka mundur ta dëgjojë nëpërmjet mureve - sa që e ka paraqitur atë në gjyq. Zonja Jones ka thënë se ai ndoshta mund ta dëgjojë edhe kur hekurosë sepse ndërtesa është e punuar aq dobët, mirëpo gjykatësi me zemërgjerësi ka përfunduar se lëshimi i ujit ndoshta nuk është edhe pengesë, mirëpo nëse përsëritet apo nëse kjo bëhet në orët e vona të natës, atëherë ajo pengesë ekziston definitivisht. Tani për tani Jones, banore e ndërtesës kontestuese në të cilën gjendet tash e njëzet vjet, nuk mund të bëj asgjë pos që të pres vendimit e këshillit gjyqësor, i cili duhet të gjej një rrugë të mesme në mes të drejtës për të përdorur me ujin e guacës së tualetit të saj dhe tolerancës së fqinjit në zhurmë.