Friday, October 26, 2012

Merkel “shtyhet” me presidentin francez (Video)

Kancelarja gjermane Angela Merkel është e njohur për vendosmërinë e saj, e në këtë rast ka vendosur ta mësojë presidentin e ri francez se si duhet të sillet në takimet protokollare.
Në video shihet se si kolegia me shumë përvojë, Angela Merkel, e mëson Francois Hollanden se si kalohet qilimi i kuq. Në fakt, presidenti Hollande u gjet keq, por Merkel nuk dorëzohej. Rendi është rend. Prandaj, ajo nuk u përmbajt që për ngathtësinë e tij ta tërheq edhe për mënge.