Monday, October 22, 2012

Anti-plumbi shpëton ushtarin amerikan (VIDEO)

Një video e postuar në internet tregon pamjet teksa një ushtar amerikan qëllohet në Afganistan nga talibanët.
Nga kamera që ka të montuar në helmetë, mund të shihen momentet kur ushtari tenton të zbresë një mal, ndërkohë që plumbat i fishkëllejnë pranë. “Më gjuajtën, më gjuajtën”, shprehet ushtari i cili këkon ndihmë tek kolegët e tij. Për fatin e tij të mirë plumbat e talibanëve nuk depërtuan dot anti-plumbin e ushtarit. Mësohet se ai u qëllua katër herë.