Friday, October 26, 2012

Policia serbe shpëton një qytetar nga Prishtina ne qender te Beogradit (VIDEO)

Pas dy orë e gjysmë përpjekjesh, policia në Beograd ka arritur të bindë qytetarin 35 vjeçar, të quajtur Ames Nedin, nga ndërtesa e Gjeneralshtabit, ku kishte hipur duke kërkuar nga një borxhli i quajtur Bojan Radovanoviq për t’ia kthyer të hollat.
“Ai tash një kohë të gjatë jeton këtu me familje dhe problemi është se firma ku ka punuar i ka borxh disa rroga, për ç’arsye është në gjendje të rëndë materiale”, tha një police që ishte në timin negociator për ta bindur që të zbret nga ndërtesa, raporton indeksonline.Sipas gazetës Kurir, ky njeri që është prezantuar si Almes Nedin, nga Prishtina, ia ka dalë të futet i pavërejtur në ndërtesë, të ngjitet në katin e gjashtë, të thyejë një derë dhe të dalë në tarracë. Gazeta madje thotë për të se është shqiptar i Kosovës.