Sunday, October 28, 2012

Me gjak i krijon veprat e tij (Video)

Të gjithë artistët thonë se në punën e tyre investojnë shumë mund, gjak dhe djersë, ndërsa amerikani Vincent Castiglia këtë e bën në të vërtetë.
Qe gjashtë vite, ai vizaton me gjakun e tij. 30-vjeçari ka thënë se ka vendosur të pikturojë me gjak, sepse ka ndier që duhet të jetë më shumë i lidhur me veprat e tij. Castiglia ka treguar se ka marrë reagim pozitiv të publikut për veprat e tij, edhe pse ka të tillë që janë kundër punës që bën, si edhe të tillë që thonë se ai gënjen dhe nuk i bën veprat me gjakun e tij. Për të përfunduar disa vepra i nevojiten deri në tre muaj. Pikturat e tij kushtojnë nga 950 deri në 26.000 dollarë.