Friday, October 26, 2012

Ja pse nuk duhet ta nxirrni kokën jashtë në tren (VIDEO)

Kjo video tregon momentet shokuese kur përpjekja për një fotografi për pak sa nuk përfundon në tragjedi.
Video është realizuar në SHBA dhe tregon një vajzë që po udhëton me një grup miqsh. E nxitur prej tyre, ajo nxjerr kokën në dritaren e trenit, por një tren tjetër, që vinte në të kundërt, për pak sa nuk ia pret kokën. Gjithçka ndodh sa hap e mbyll sytë. Për fat vajza futet brenda dhe shpëton nga një tragjedi.Vetëm pak më vonë vajza e kupton realisht çfarë mund të kishte ndodhur dhe nis të thotë: Oh Zoti im, oh Zoti im.