Thursday, October 18, 2012

60 vite me dhimbje kokë, zbulon plumb në kokë

Një grua kineze, e cila prej më shumë 60 vitesh vuante nga dhembja e kokës dhe nuk e kuptonte arsyen, më në fund e gjeti shkakun.
Pas disa skanerëve ajo zbulon se kishte një plumb në trurin e saj. Sipas agjencisë kineze "Xinhua", Jin Guangying ishte qëlluar me plumb 64 vjet më parë gjatë ofensivës japoneze në Kinë, por ka menduar se plumbi i ka dalë nga koka meqë jeta e saj kishte shpëtuar. Mirëpo pas ekzaminimit me rreze X, mjekët kanë zbuluar se plumbi ishte ende aty dhe pas një operacioni të suksesshëm ia nxorën atë. Sipas REL, shpenzimet e mjekimit janë mbuluar me "sekuestrimin" e plumbit nga shteti, i cili është konsideruar si "pjesë e trashëgimisë".