Thursday, October 18, 2012

Një gomar thirret si dëshmitar në sallën e gjyqit!

SHBA – Dëshmitari i parë në një sallë gjyqi në Dallas, Texas, ishte një gomar i vërtetë. Gomari hyri në sallën e gjyqit për të ndihmuar në zgjidhjen e një grindjeje mes dy fqinjëve.
Gomari nuk tha asgjë për median, por vetëm tundi veshët dhe largoi mizat me bisht. “Thërrisni dëshmitarin e parë”, tha gjykatësi Steven Seide. Avokati u përgjigj duke thirrur kërriçin. Arsyeja e grindjes ishte se i zoti i gomarit e kishte vënë atë në oborrin e fqinjit për ta shqetësuar. Fqinji ankohej se gomari livadhiste për bar dhe pëlliste pa pushim. Si përfundim, fqinjët e zgjidhën mosmarrëveshjen që kishin jashtë sallës së gjyqit.