Wednesday, October 17, 2012

Video shokuese: Njerëz – majmunë u zbuluan në xhungël!

Në një zonë të largët të Kinës, në pyjet e Si Cuan jeton një fis njerëzish që të kujton më shumë prehistorikët sesa njerëzit bashkëkohorë. Këta njerëz i kanë organet gjenetike të ngjashme me majmunin. Shkencëtarët që i vizituan në vendbanimin e tyre në pyll dhe qëndruan pranë tyre për të kryer hulumtimet, zbuluan se edhe pse qarkullojnë lakuriq dimër behar, nuk sëmuren.
Ose për të qenë më të saktë, nuk sëmuren siç sëmuret mesatarisht një njeri normal. Pas studimit të një familjeje, u bë e ditur se ata kanë kokë të vogël, në krahasim me trupin e tyre, tru më të vogël, në krahasim me një njeri mesatar, ndërsa ecin si majmunët. Për adhuruesit e fenomeneve të pashpjegueshme, mund të themi se për këto pyje të Kinës ka shumë gojëdhëna apo legjenda për Bigfoot.