Wednesday, October 17, 2012

Biznesmeni vret gruan, pasi zbulon që ishte burrë

Një biznesmen britanik vrau gruan e tij ruse… pasi zbuloi se më parë ajo kishte qenë burrë.
Lajmi i vrasjës u publikua të enjten në të përditshmen “The Sun”, por më shumë se akti, lajmi fitoi vëmendje të gjerë mediatike për historinë që fshihej pas kësaj vrasje. 40-vjeçare Chris Coller vendosi të transferohej pas martesës me gruan e tij, 35-vjeçaren Julia, në një apartament në Kusadasi, në brigjet e Detit Egje në Turqi. Një këngëtare simpatike, gruaja me origjinë ruse kishte një të shkuar të fshehtë, e cila përfundimisht i kushtoi jetën. Pasi disa tentativave për të lindur fëmijë, Julia i rrëfeu bashkëshortit të saj se në të vërtetë, kishte lindur mashkull dhe se kishte kryer një operacion për ndërrimin e seksit disa vite më parë. I tronditur, Coller goditi bashkëshorten me një objekt të fortë në kokë, duke e lënë të vdekur në vend në shtëpinë e marrë me qera në qytetin turk. Pavarësisht tronditjes së thellë psikologjike, një gjykatë e shpalli 40-vjeçarin fajtor për vrasje me dashje dhe atij do t’i duhet të kalojë 24 vitet e ardhshme të jetës së tij i kyçur në një qeli të një burgu turk.