Thursday, October 18, 2012

Konkursi për tu bërë polic, zbulohet testi i budallait

Publikohen pyetjet qesharake që nuk u zgjidhën nga 936 konkurrentë. Shpeshherë kemi dëgjuar me shaka se për t‘u bërë polic, duhet të kesh muskuj dhe jo tru.
Por, nuk e kishim besuar se kjo mund të jetë e vërtetë. Pas testimit të parë me shkrim të 941 personave, që donin të hynin në polici dhe pas publikimit të pyetjeve të testit, vihet re se bëhet fjalë për një nivel skandaloz konkurrentësh, mbase më të dobëtit e regjistruar ndonjëherë në shkollën e policisë.

SHEMBUJ PYETJESH


1. Për dy vjet, im atë do të jetë saktësisht tre herë më i madh në moshë sesa jam unë tani. Im atë është 37 vjeç. Sa vjeç jam unë?


12
13
14
15


2. Nëna e dërgoi Lenin në dyqan për të marrë 9 kuti konservash me bizele. Leni mund të mbante vetëm dy kuti në një rrugë. Sa herë iu desh të shkonte në dyqan për t‘i marrë të gjitha?


3
4.5
5
5.5


3. Punonjësi i policisë doli nga shtëpia në 07:15 për t‘u ndodhur në zyrën e tij në Komisariatin e Policisë në orën 08:00. Ai mbërriti në zyrë në orën 07:52. Sa minuta iu deshën atij për të mbërritur në zyrë?


35 minuta
37 minuta
45 minuta
47 minuta


4. Znj. Hysi mbështolli tabelën e saj me letër me ngjyrë. Tabela ishte 74 cm e gjerë dhe 44 cm e gjatë. Sa cm letër me ngjyrë iu nevojit asaj për të mbështjellë tabelën?


236 cm²
592 cm²
3146 cm²
3256 cm²


5. Z. Lesi po mblidhte të dhëna që të ndihmonte familjen e tij për të hartuar buxhetin. Ai kishte shënuar shpenzimet e tyre për ushqim për 4 javë rresht. Ata kishin shpenzuar 9.735 Lekë, 8.807 Lekë, 9.198 Lekë dhe 9.620 Lekë. Cila është mesatarja e shpenzimit të tyre për ushqim për 4 javë?


9.003 lekë
9.271 lekë
c. 9.340 lekë

d. 9.406 lekë





6. Xheni bleu një biçikletë që shitej për ¼ e çmimit të zakonshëm. Cila shifër dhjetore i korrespndon thyesës së mësipërme?


0.14
0.25
0.40
0.75


7. Rrethi i treguar kalon në pikat me koordinata (1, 4), (3, 2), (1, 0) dhe (-1, 2). Qendra e rrethit ndodhet në pikën me koordinata:



(1, -2)
(1, 2)
(2, -1)
(2, 1)












8. Një pyetësor i plotësuar nga 100 njerëz tregon vendet që ata do të donin të vizitonin më shumë nga 7 mundësitë e ofruara. Sa njerëz kanë zgjedhur Australinë, Francën dhe Hauain si vendin që ata do të donin të vizitonin më shumë?


62
44
42
38




9. Zgjidhni kollonën me përgjigjet sakta: (a) (b) (c) (d)








286 + 399 = _____ 675 685 685 675


998 - 107 = _____ 891 891 891 891


123 x 9 = _____ 1107 1107 1107 1117


1216/76 = _____ 16 16 66 66


10. Zgjidhni kollonën me përgjigjet sakta: (a) (b) (c) (d)







1001 + 712 = _____ 1723 1713 1723 1733


775 - 289 = _____ 486 486 486 486


27 x 15 = _____ 405 405 405 405


425/25 = _____ 27 17 17 27