Thursday, October 18, 2012

Papagalli nxjerr në shesh tradhtinë e të dashurës

ANGLI – Chris Taylor nga Lids në Angli ka zbuluar se e dashura e tradhtonte, pasi papagalli ka përmendur emrin e personit me të cilin ajo e tradhtonte. Chris ka filluar të dyshojë, kur papagalli Ziggy thoshte Gary sa herë që telefoni celular i Suzy Collins tringëllinte.
Papagalli tetëvjeçar, gjithashtu imitonte puthje sa herë që dëgjonte emrin Gary në televizor. Kris është përballur kështu me të dashurën e tij, me të cilën jetonte prej dy vjetësh dhe ajo i ka rrëfyer: “Unë kam dikë tjetër që quhet Gary”. Suzy i ka treguar se e tradhtonte prej katër muajsh. Chris e la atë dhe gjithashtu hoqi nga shtëpia edhe Ziggy-n, pasi e torturonte, duke përmendur vazhdimisht emrin Gary.