Tuesday, October 16, 2012

Te besh banjo me tigrin, ne Florida eshte e mundur (video)

Mund të duket e rrezikshme, por në të vërtetë është e mundur të lahesh me tigrin. Po, diçka e tillë mund të bëhet në një kopësht zoologjik të Floridas, ku të ftuarve u jepet shansin që kundrejt 200 dollarëve, të bëjnë një banjo në pishinë me një këlysh tigri, vetëm 6 muajsh. Mjafton vetëm të kesh dëshirë.
Kjo iniciativë duket se ka korrusr sukses, teksa përveç tigrit, mund të lahesh edhe me një shimje afrikane dhe ekzemplarë të tjera kafshësh. Po nuk ka rrezik? “Me të gjtihë kafshët ka gjithmonë rrezik – shpjegon një nga përgjegjësit e kopshtit, Randy Steams -. Por nuk është se neve hedhim njerëzit në pishinë dhe u themi: ja tigri… Ka gjithmonë një specialist që u qëndron pranë”. Në Amerikë ekziston një ligj që s’u lejon njerëzve të kenë kontakt me tigrat, mirëpo kopshti zoologjik i Floridas ka marrë një leje të veçantë.