Thursday, October 18, 2012

Gjendet i gjallë, pasi që llogaritej si i vdekur prej vitit 1976

63-vjeçari Darrel Johnson ka thënë për gazetën e Colorados “Fort Collins Coloradoan” se ai nuk ishtë në dijeni se ai llogaritej si i vdekur në mesin e 144 viktimave të vërshimeve që kishin ngjarë në vitin 1976 në kanjonin Big Thompson, derisa një person nuk e kishte thirrur vitin e kaluar.
Barb Anderson, nga pushteti lokal, ka thënë se banorët nuk e dëshironin emrin e tij në pllakën memoriale pa dëshmi se ai ishte i vdekur. Johnson kishte vendosur të braktiste shtëpizën e tyre të pasigurt pikërisht në mëngjesin që kishin filluar vërshimet. Vetëm disa orë më pas, e tërë hapësira ishte shkatërruar si pasojë e vërshimeve. Se si Johnson ka përfunduar në listën e viktimave mbetet një mister. Ai aktualisht punon si udhëheqës funeralesh në Oklahoma City dhe pranon se ishte me fat që ishte larguar me kohë nga shtëpiza e tij e pasigurt.