Wednesday, October 17, 2012

Burri pa fytyre se shpejti baba :"kam frike mos lind si une"

Quhet Mohammad Latif Khatana dhe eshte 32 vjec, jeton ne Kashmir (Indi) dhe nuk ka me nje fytyre. Ajo qe nuk mund te quhet me fytyre i eshte shkaterruar dhe i eshte bere monstruoze nga nje semundje e rralle gjenetike qe e ka bere sistemin imunitar te tij te paafte te crrenjose virusin papilloma.
Por tani Mohammad dhe gruaja e tij Salima po presin nje femije. Por monstra qe sheh cdo dite ne pasqyre Mohammad nuk e le te gezohet i qete. "Mezi po pres te behem baba dhe jam shume i lumtur. Por cdo dite lutem qe femija im te mos linde si une". Mohammadi lindi 32 vjet me pare me nje xhunge te vogel ne fytyre. Vetem se ajo vazhdoi te rritej dhe tashme i pengon dhe shikimin. "Mamaja ime ende qan kur me sheh. Ndihet fajtore dhe nuk e kupton arsyen pse femija me i vogel ishte me fat". Por kater vjet me pare njeriu pa fytyre takoi Salimen, qe u be bashkeshortja e tij dhe prej 7 muajsh eshte shtatzane. Edhe Salima ka nje mangesi, i mungon njera kembe. Kushtet e Khatanas e penguan te gjeje nje pune burrin, keshtu qe eshte detyruar te largohet nga shtepia per kater muaj ne vit dhe te udhetoje per ne Srinagar per te lypur. Per fat te keq asnje mjek nuk mund ta sheroje semundjen e tij.