Wednesday, October 17, 2012

Bukuroshja, gjuetare e gjarpërinjve (Video)

Amerikania e bukur ka një hobi të çuditshëm. Për një ditë i ka zënë 27 gjarpërinj. Ajo kënaqët t’i mbajë në duar, pa asnjë masë mbrojtëse.Nuk ka frikë kur u vërsulet gjarpërinjve në brigjet e liqenit Lake Erie të Amerikës.
Këtë hobi të rrezikshëm e praktikon edhe në Kanada.Ajo edhe vet ka pranuar se ky është “një hobi i çmendur”, por ajo kënaqet me këtë. Në videon të cilën e ka postuar vet, vajza që nuk e tregon emrin, kafshohet disa herë nga gjarpërinjtë, në duar dhe në këmbë. Por këta gjarpërinj që jetojnë në ujëra të ëmbla nuk janë helmues. “Nuk ka asgjë në botë që e dua më shumë sesa t’i kap me dorë gjarpërinjtë. Njerëzit nuk më kuptojnë kur ju them se kjo është gjëja që dua më së shumti në botë. Por këta nuk janë gjarpërinj helmues”, ka thënë ajo, në profilin e saj në youtube