Friday, November 16, 2012

Punëtorët më të shpejtë në botë (Video)

Thuhet shpesh se “vetëm budallenjtë lëvizin shpejt”, mirëpo këtë duket se e hedhin poshtë edhe disa njerëz, të cilësuar si punëtorët më të shpejtë në botë.
Punojnë në prodhim, por gjithçka e kanë shndërruar në një ritëm, si të ishte kërcim. E kjo shpejtësi është vërtet aq marramendëse, sa që duket sikur ata punëtorë nuk ndalen as qoftë edhe për të marrë frymë

Pushohet nga puna për komentin racist ndaj Obamas në Facebook (VIDEO)

“Nuk mendoj se është punë e madhe.” Këto fjalë ndoshta mund të jenë përdorur nga shumë prej nesh, pak para se dikush të na bënte ta ndërronim mendimin.
22 vjeçarja Denise Helms nga Turlocku i Kalifornisë, përdori rrjetin Facebook për të shprehur mllefin për rizgjedhjen e presidentit Obama. Ashtu siç e ka incizuar Fox 40 në Sakramento, ajo shkroi: “4 vite të tjera nga ky njeri me ngjyrë”. Ndoshta ai do të vritet gjatë kësaj kohe.” Çuditërisht, ky postim duket të ketë shkaktuar diçka, pasi jo çdokush pajtohej me mendimin e saj. Në fakt, punëdhënësi i saj, Cold Stone Creammery, e pushoi nga puna. “Kjo punëtore nuk është më në ndërmarrje dhe komentet e saj të turpshme dhe tërësisht të papranueshme nuk pasqyrojnë pikëpamjet tona”,- cicëroi Cold Stone Creamery. Helms, kur u intervistua nga Fox 40, nuk dukej se ishte penduar për postimin e saj në Facebook. Ajo tha: “Ai absolutisht nuk ka bërë gjë për këtë shtet.” Ajo e gëzuar shpjegoi nuancat prapa mendimeve të saj: “Pjesa për vrasje ishte e vrazhdë. Unë nuk pretendoj që do të bëj diçka të tillë me çdo kusht, por nëse do të ndodhte kjo, unë nuk mendoj se do të shqetësohesha.” “Siç duket postimi im mbrëmjen e kaluar për presidnetin Obama shkoi në Twitter dhe Fox 40 erdhi dhe më intervistoi sepse siç dukej shumë njerëz në Sakramento mendojnë që unë jam e çmendur dhe raciste. Kjo është e tëra që kam për të thënë! Unë nuk jam raciste dhe nuk jam e çmendur. Thjesht po e deklaroj mendimin tim” Shërbimi Sekret Amerikan mund të interesohet për mendimin e saj. Helms këmbëngul që ajo e ka vendosur në formën “private” faqen e saj në Facebook, kështu që është mjaft interesante të thuhet se si pikëpamjet e saj morën aq shumë vëmendje. Veçanërisht teksa ajo tani merr vetë kërcënime dhe ka qenë në kontakt me policinë lokale në një bazë “të rastësishme”

Amerikanja i mbijeton gjashtë kafshimeve nga një gjarpër helmues – VIDEO

Adoleshentja nga Kalifornia, Vera Oliphant ka arritur që të mbijetojë edhepse për gjashtë herë është kafshuar nga një gjarpër helmues.
Adoleshentja papritur ka rënë në një fole ku ka pasur një numër të madh të gjarpërinjëve helmues. 16-vejçarja Vera, duke kërkuar sinjal për të telefonuar nënën e saj, nuk ka vënë re se ka rënë në një fole të gjarpërinjëve duke i shkelur ato, ndërsa më pas gjarpërinjtë kanë filluar ta kafshojnë atë. Ajo thotë se në fillim nuk i ka ndjerë kafshimet, ndërsa më pas menzi ka arritur që të afrohet deri te shtëpia e xhaxhait të saj, i cili mënjëherë e ka dërguar në spital. Ajo ka kaluar katër ditë në spital, ndërsa mjekët u deshtë ti japin asaj 24 injeksione antihelm kundër infeksioneve. Mjekët thanë se ajo ka pasur shumë fat, pasi që në shumicën e rasteve nga kafshime të tilla, vjen deri te vdekja
SHIKO VIEDEON ME POSHTE:

Turisti rus pi deri sa vdes nga dashuria për tajlandezen

Një 27 vjeçar turist nga Rusia iu thye zemra nga një vajzë tajlandeze në Phuket.
Për rrjedhojë, ai piu aq shumë alkool sa pësoi goditje në zemër dhe vdiq, dyshon policia. Vdekja u njoftua nga menaxherja e një shtëpie pushimi. Ajo e gjeti turistin të vdekur në dhomën e katit të tretë. Në skenën e krimit, policia zbuloi një numër të madh shishesh të mbushura me alkool vendës. Nuk kishte shenja që të ngrinin dyshime për dhunë. Policia supozoi se vdekja kishte ardhur nga alkooli, i cili, për shkak të sasisë së madhe kishte tronditur sistemin e qarkullimit të gjakut dhe kishte shkaktuar goditje në zemër. Nga hetimi, policia zbuloi se rusi kishte një të dashur shumë simpatike tajlandeze, por së fundmi, ata kishin filluar të grindeshin shumë për shkak se djaloshi qe ngushtë me para. Për rrjedhojë, vajza i mbajti distancë dhe u përpoq të gjente një të dashur të ri. Me zemër të thyer, i riu nga Rusia piu alkool vazhdimisht deri sa gjeti vdekjen.

Ciklon i frikshëm dhe i pashpjegueshëm…! (VIDEO)

Një fenomen i rrallë dhe i pashpjegueshëm, u shënua mëngjesin e 14 nëntorit 2012 në brigjet e Japonisë.
Një ciklon i çuditshëm, i pashpjegueshëm, “goditi” qytetin Bakajiama në Ishikawa, një prefekturë me 1.2 milionë banorë, në rajonin e Chubu që pas një periode me mot të keq, solli breshër të fuqishëm dhe shkatërrues në këtë rajon! Por, veç asaj që këto fenomene janë inekzistente në Japoni, edhe më shumë interesant është fakti se kjo dukuri shfaqet në këto fusha, ngaqë këto fenomene zakonisht shfaqen në zona detare me temperatura më të larta, pas përplasjeve të rrymave të ngrohta ajrore, ndërsa tashmë ajo u shfaq në dete edhe më të ftohët, siç ato të Oqeanit Paqësor!/alb-observer Për më shumë në videon në vijim:

Poston kërcënimin që iu bë, bllokohet nga “FB”

Një grua, e cila publikoi një imazh me tekst të një kërcënimi që kishte marrë në “Facebook”, u bllokua nga përdorimi i rrjetit shoqëror, pasi kishte shkelur të drejtat e autorit në postimin e saj.
Një aktiviste islandeze e të drejtave të femrave, Hildur Lilliendahl Viggosdottir u pezullua për 30 ditë nga postimi i çdo mesazhi, pasi kopioi dhe publikoi në faqen e saj një status të një përdoruesi tjetër të “Facebook”, i cili e kërcënonte nëpërmjet një teksti dhe imazhi, në të cilin i referohej me emër. Viggosdottir, si pjesë e fushatës së saj, krijoi një album të quajtur “Burrat që urrejnë gratë”, në të cilin postohen imazhe dhe komente me natyrë diskriminuese të bëra prej meshkujve, me qëllim demaskimin e këtij fenomeni. Megjithatë, pasi ajo postoi kërcënimin që i ishte bërë në mur, “Facebook” e bllokoi për thyerjen e të drejtës së autorit. Rrjeti shoqëror më i përdorur në botë pengon riprodhimin dhe ripostimin e materialeve të ndryshme, pa marrë një aprovim me shkrim prej autorit të vërtetë dhe ndonëse mund të duket e pabesueshme, postimi i bërë prej aktivistet duket se e shkeli këtë urdhëresë./ych

Gjyshja, shtatzanë me fëmijën e së bijës

Një grua pothuajse 60-vjeçare fitoi vëmendje mediatike duke u shndërruar në mbartëse të fëmijës së vajzës së saj.
58-vjeçarja kanadeze Cathy Donelly, është aktualisht 6-muajshe shtatzanë me foshnjen, e ngjizur në laborator midis së bijës dhe bashkëshortit të saj. Për shkak të një problemi në mitër, vajza e quajtur Shannon, e kishte të pamundur të bëhej nënë dhe pas disa vitesh tentativash të dështuara, që e kishin vendosur lidhjen e saj në rrezik,Cathy u vetofrua për t’u shndërruar në vetëm gjyshen e shtatë të njohur në botë, që mbart fëmijën e vajzës apo djalit të saj. Nënë e tre fëmijëve dhe me gjashtë nipër e mbesa, Cathy deklaroi: “U ndieva keq per time bijë. Mendova se në fund të fundit, çfarë janë nëntë muaj nga jeta ime? Nuk është se kam ndonjë punë dhe po sakrifikoj diçka të madhe. Unë do të mbaj fëmijën për nëntë muaj, ndërsa ata për të gjithën jetën e tyre”.Procesi i mbartjes së fëmijës bëhet pasi veza pllenohet artificialisht në laborator dhe injektohet në një nënë mbartëse, e cila nevojitet vetëm për të çuar deri në fund procesin e shtatzanisë, qe për arsye të ndryshme shëndetësore, nuk mund të realizohet nga nëna e vërtetë. Megjithatë, është e pazakontë që nëna mbartëse të ketë një moshë të tillë, pasi rreziqet dhe ndërlikimet shëndetësore rriten në mënyrë të vazhdueshme, për një shtatzani pas të 40-tave./tch