Wednesday, October 17, 2012

Ndërtohet makina më e ulët në botë (VIDEO)

Quhet “Mirai”, funksionon me gjashtë bateri dhe lartësia e saj maksimale është prej vetëm 45,2 centimetrash nga toka.
Makina më e ulët në botë është ndërtuar nga një grup studentësh e docentësh gjatë kursit të inxhinierisë automobilistike të shkollës “Okayama Sanyo” në Asakuchi (Japoni) dhe krejt befasisht është lejuar menjëherë edhe për qarkullim rrugor.E pagëzuar si “Mirai”, që do të thotë “e ardhme”, funksionon me gjashtë bateri dhe lartësia e saj maksimale është prej vetëm 45,2 centimetrash nga toka, masë që e bën 6 centimetra më të ulët në krahasim me modelin e mëparshëm “Flatmobile”. Ky mjet i ri në këtë mënyrë ka fituar të drejtën e regjistrimit në librin e Rekordeve Guinness.