Wednesday, October 17, 2012

Masakër në stadium, vriten tetë futbollistë …

Në zi është kredhur bota e futbollit, pas ngjarjes tragjike që ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fushën e gjelbër në Honduras. Tetë futbollistë kanë mbetur të vdekur në stadiumin e Catacamas, 200 kilometra larg kryeqytetit të vendit, pasi janë vrarë nga disa persona që kanë hyrë papritur në stadium.
Kjo ngjarje ka shokuar opinionin publik jo vetëm të Honduras, por në mbarë botën. Sulmi i ashpër ndodhi kur persona të maskuar hyrën papritur dhe hapën zjarr ndaj futbollistëve. Tetë viktimat ishin 19-25 vjeçarë, ndërsa motivet e këtij krimi barbar nuk dihen ende. Honduras mban rekordin botëror për numrin më të madh të vrasjeve. Sipas statistikave, ndodhin 86 vrasje për çdo dhjetë mijë banorë. Pra, vrasjet aty po konsiderohen nga vendasit si një pjesë “normale” e jetesës.