Monday, October 15, 2012

Kinë, burri shtyn gruan nga dritarja e katit të gjashtë (Video)

Nga lagjia Yantai e Kinës vijnë imazhet e një grindjeje mes burrit dhe gruas, që ka përfunduar në mënyrën më të keqe. Një video tregon britmat dhe ulërimat e gruas, që së pari lëshon shishe nga kati i gjashtë dhe pastaj, teksa zjarrëfikësit nga çatia provonin të shmangnin tragjedinë, shtyhet duke rënë nga dritarja.Gruaja e identifikuar si zonja Li, në bazë të dëshmive të fqinjëve, është dërguar menjëherë në spital dhe tani gjendet në terapi intensive, pasi vuan nga fraktura të shumëfishta, dëmtime në tru e mushkëri. Ndërkohë që për rastin është hapur edhe një hetim.(liveleak). Shiko Videon…