Monday, October 15, 2012

Futbollisti belg parkon "Porche-n" e tij në supermarket (VIDEO)

Një futbollist belg humbi kontrollin e makinës së tij Porshe duke shpërthyer dyert e një supermarketi për t’u ndalur vetëm pasi kishte rrëzuar disa rafte me mallra dhe pasi plagosi një klient që në atë periudhë po paguante paratë te arka. Kamerat e sigurisë treguan pamje të qarta se si makina që nisej nga Xhonatan Legear shpërtheu në këtë supermarket të qytetit të Tongren në orët e para të mëngjesit të të dielës, duke detyruara klientin Xhefrei Deuallef të hidhej për të shpëtuar nga pasojë më tragjike. “Dëmtimet e mia janë më shumë gërvishtje, e vetmja gjë serioze është që kam ndrydhur kyçin”, tha Deuallef për mediat lokale.
Ndërkohë, futbollisti 25 vjeçar do të akuzohet për agresion të pavullnetshëm dhe me shumë mundësi për nisje të makinës në gjendje të dehur, siç sugjerojnë shumë media belge. Sipas ligjeve aktuale, ai do të dënohet me të paktën dy javë heqjen e patentës dhe mund të kalojë disa kohë në burg. Ndërsa pronari i supermarketit ka bërë të ditur se do të kërkojë dëmshpërblim, pasi dëmet e shkaktuara nga Legear kapin shifrën e 325 mijë dollarëve. Kjo është një goditje e rëndë për ish-futbollistin e Anderleht që shihej si lojtar me të ardhme dhe kishte regjistruar dy ndeshje me fanellën e përfaqësues belge.